Sport

Messi nuk zbret në fushë, te Barça në ankth për argjentinasin

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 05 June 2020

Gjendja fizike e Leo Messit vazhdon të shqetësojë ambientin “blaugrana”. 32-vjeçari, nuk ka zbritur këtë të premte në stërvitje me shokët e tjetër të ekipit në fushën “Tito Vilanova”, teksa një ditë më parë ishte pushim ndërsa të mërkurën është ushtruar vetëm në palestër.

Përkundër faktit se si nga klubi ashtu edhe nga përfaqësuesit e tij, mungesa në seancën e së mërkurës u relativizua, moszbritja e tij në fushë me grupin mbetet shqetësuese, aq më tepër që pas një jave rikthehen ndeshjet e La Ligas.

TV3 raportoi të mërkurën e kaluar se argjentinasi pësoi një dëmtim në aduktorin e këmbës së djathtë dhe se duhej t’u nënshtrohej testeve mjekësore.

-Advertisement-

Ende ka kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse Leo mund të jetë në fushë përballë Mallorcas, të shtunën tjetër, më 14 qershor, për javën e 28 të La Ligas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera