Sport

‘Messi nuk mund të ndalet’

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 13 February 2018

Alvaro Morata ka bërë thirrje për një mbrojtje të ngjeshur kur skuadra e tij të përballet me Barcelonën, shkruan infokusi.

‘Messi nuk mund të ndalet’, ishin fjalët e sulmuesit drejtuar skuadrës londineze.

Sulmuesi i Chelseat kërkon nga skuadra e tij  të luajë një ndeshje të mençur kundër Barcelonës kur të përballen  në ‘Stamford Bridge’ javën e ardhshme.

-Advertisement-

Alvaro Morata gjithashtu ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës se Lionel Messi do të jetë i pandalshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Blues do të përballen me fituesin e pesë herë të Topit të Artë javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve  më 20 shkurt.

“Messi nuk mund të ndalet,” tha ish sulmuesi i Real Madridit për Movistar +.

“Nëse ne duhet të arrijmë  një rezultat të mirë këtu, ne duhet të luajmë një lojë mbrojtëse me pak hapësira dhe të përpiqemi t’i shqetësojmë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Spanjolli nuk është i vetmi yll i Chelseat që e ka paralajmëruar skuadrën për rrezikun i cili vjen nga Leo Messi.

Eden Hazard gjithashtu ka thënë se: “Leo vjen nga kjo botë tjetër”.

Messi ka shënuar tashmë 27 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë në La Liga me 20, por ka shënuar vetëm tre herë në gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera