Sport

Messi: Nuk e doja Griezmannin? Gënjeshtër! U frikësova për Neymarin…

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 09 October 2019

Një ndër temat e shumta për të cilat ka folur Leo Messi në intervistën për “RAC1” (radioja kryesore e Katalunjës), ishte edhe marrëdhënie e tij me blerjen më të rëndësishme të verës, Antoine Griezmann. Kapiteni i Barçës e ka sqaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që është thënë në medie.

“Është një gënjeshtër e madhe që nuk kam dashur që të vijë Griezmann. Një vitin e parë, kur flitej për blerjen e tij nga Barcelona, mbaj mend deklaratat që bëra dhe thashë që ai ishte një nga më të mirët, dhe më të mirët janë gjithmonë të mirëpritur për projektin fitues që të gjithë duam. Griezmann është një nga më të mirët dhe unë kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me të, përkundrazi, ” – arsyetoi sulmuesi argjentinas.

Lidhur me vështirësitë e përshtatjes të sulmuesit francez në këtë fillim sezoni te Barça, Messi kërkoi nga Antoine që të ketë më shumë durim. “Nuk është e lehtë të vish të luash Barça për shkak të folozofisë dhe idesë së futbollit. Nga jashtë duket e lehtë, por për këdo që nuk e ka jetuar filozofinë e Barçës, që nuk është stërvitur që nga fëmijëria, që nuk e njeh metodën … që vjen nga jashtë, pa marrë parasysh sa cilësi keni, është diçka tjetër dhe është shumë e vështirë. Ai është mësuar të luajë në një mënyrë shumë të ndryshme, por me siguri ai do të përshtatet shumë shpejt. Ne nuk dyshojmë për këtë, ai është një lojtar me cilësi shumë të lartë, shumë inteligjent,” – tha Leo

-Advertisement-

Nuk mund të mungonte pyetja për interesimin e Barçës për të kthyer në “Camp Nou” Neymarin. Leo tregoi frikën e tij të madhe që pati në fund të merkatos:

“Sinqerisht, mendova në një moment gjatë merkatos se nëse nuk do të vinte këtu, do të shkonte në Madrid, te Reali, sepse mendoja se ai donte me çdo kusht të largohej nga Parisi, dëshironte një ndryshim. Mendova se Florentino dhe Madridi do të bënin diçka për ta marrë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera