Sport

Messi: Një gjeni i vërtetë na braktisi

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 27 January 2020

Lajmi për vdekjën e basketbollistit, Kobe Bryant ka tronditur botën dhe jo vetëm.

Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Braynt i cili kishte kaluar 20 vjet me skuadrën e tij La Lakers, ishte një ndër ikonat e basketbollit botëror.

-Advertisement-

Edhe futbollsti më i mirë në botë, Lionel Messi pas vdekjes ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, ku i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-basketbollistit.

“Nuk kam fjalë… me mendje jam me familjen dhe miqtë e Kobe. Ka qenë kënaqësi ta takoja atë dhe të kalonim kohë të këndshme së bashku. Një gjeni i vërtetë na braktisi”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Messi dhe Bryant njiheshin për miqësinë mes vete, pasi që ishin fytyra kryesore edhe të disa reklamave të kompanive gjigante botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera