Sport

Messi më i miri, ky është formacioni i javës në La Liga (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 02 October 2017

La Liga e mbylli javën e shtatë në mënyrën më të mirë të mundshme me ndeshjen Real Madrid – Espanyol.

Klubi i Real Madridit mposhti 2 me 0 ekipin katalunas. Fitore këtë javë arriti edhe Barcelona e cila mposhti Las Palmas me rezultat 3-0.

Kjo javë ishte e nxehtë edhe për Deportivo Alaves me në krye Gianni De Bias, ky i fundit ia solli fitoren e parë ekipit spanjoll.

-Advertisement-

Atletico Madrid barazoi pa gola kundër Leganes, kurse Valencia mposhti Athletico Bilbaon.

Shumë futbollistë treguan formën e tyre këtë xhiro, por më i miri u zgjodh Lionel Messi, ky i fundit shënoi dy gola të bukur në fitoren e Barcelonës.

Në formacionin e javës përvec Messit, janë edhe: Bakambu (Villarreal), Wass (Celta), Isco (Real Madrid), Medran (Alaves), Pedraza (Alavez), Trigueros (Villarreal), Zaldua (Leganes), Siovas (Leganes), Duarte (Alaves) dhe Soria (Sevilla)./IndeksOnline./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera