Sport

Messi me rol të ri te Barcelona, “jam më pak i fokusuar tek golat”

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 16 October 2020

Lionel Messi, që ishte shumë pranë largimit të tij nga Barcelona, ka folur për ‘rolin’ e tij të ri në fushë, shkruan Gazeta inFokus.

Që nga ardhja e trajneri të ri në Camp Nou, Ronald Komean, blaugranët po luajn më skemën 4-2-3-1, nga ajo 4-3-3 që ishim mësuar ta shihnim tek Barca.

Më këtë ndryshim të skemës si duket është ndryshuar edhe roli i Messit në fushë, pasi tani ai nuk është i fokusuar tek golat, por për të ndihmuar ekipin, madje këtë e ka konfirmuar edhe vet ai në një intervistë për mediat spanjolle.

-Advertisement-

“Tani golin e kam më pak obsesion dhe provoj të kontribuoj sa të mundem për të ndihmuar ekipin të marrë rezultate”, u shpreh argjentinasi.

33 vjeçari është lojtari që ka realizuar me së shumti gola për katalunasit, me plotë 635 në 734 ndeshje të zhvilluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera