Sport

Messi: La Liga është bërë më e ndërlikuar

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 12 December 2019

Lionel Messi beson se hendeku midis Barcelonës, Real Madridit dhe pjesës tjetër të La Ligas është mbyllur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit duke e bërë ligën shumë më të komplikuar.

Barcelona dhe Real Madridi drejtojnë kampionatin me nga 34 pikë, me katalunasit që kryesojnë shkaku i goldallimit, ndërsa Sevilla gjendet e treta me tre pikë mbrapa.

Sidoqoftë, vetëm tre pikë e ndanë Real Sociedadin e vendit të katërt me 27 pikë dhe Granadan në të nëntin.

-Advertisement-

Barcelona ka humbur tre dhe ka barazuar një nga 15 ndeshjet e tyre këtë sezon, ndërsa Reali ka barazuar katër ndeshje dhe ka humbur një.

Messi mendon se këto rezultate të përziera tregojnë se forca e skuadrave në të gjithë ligën është përmirësuar dhe hendeku është mbyllur.

“Gjithçka po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë”, ka thënë fillimisht sulmuesi i Argjentinës në një ngjarje të Adidasit të mërkurën.

“Ka disa vite dhe ne vërejmë se ka më shumë barazi, çdo skuadër mposht çdo ekip tjetër, gjë që është gjithnjë e më e vështirë për të luajtur si ekipi mysafir”.

“Skuadrat janë bërë më të forta në shtëpi sepse e dinë që për të arritur qëllimet e tyre duhet të bëjnë mirë në shtëpi”.

“Kjo e bën gjithçka më të barabartë dhe më të ndërlikuar ligën”, përfundoi Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera