Sport

Messi ka një lajm të keq për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 03 November 2018

Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde për ndeshjen e sotme kundër Rayo Vallecano.
Liderët e La Ligas udhëtojnë në Vallecano, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Në këtë ndeshje që fillon nga ora 20:30, Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Lionel Messin.

Argjentinasi edhe pse ka stërvitur rregullisht këtë javë, ai nuk duket i gatshëm për lojë pas lëndimit të pësuar në dorë dy javë më herët në sfidën ndaj Sevillas.

-Advertisement-

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritet të grumbullohet për ndeshjen e mesjavës, ku Barcelona udhëton në ‘San Siro’ për t’u takuar me Interin.

Lojtarët e ftuar nga Valvede për ndeshjen me Vallecano:

Ter Stegen, Semedo, Pique, Rakitic, Sergio Busquets, Coutinho, Arthur, Luis Suárez, Dembele, Rafinha, Cillessen, Lengllet, Jordi Alba, Munir, Sergi Roberto, Vidal, Alena, Chumi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera