Sport

Messi, i mahnitur nga tifozët e Betisit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 18 March 2019

Lionel Messi luajti të dielën në mbrëmje ndeshjen numër 674 në karrierë për Barcelonën, duke barazuar legjendarin Andres Iniesta dhe duke shënjestruar tashmë një tjetër ish-shok skuadre, Xavin, i cili ka luajtur 767 ndeshje me fanellën blaugrana.

Kundër Betisit ishte një tjetër spektakël personal i Pleshtit, i cili shënoi 3 gola dhe praktikisht i ka dhënë titullin Barcelonës.

Argjentinasi shënoi një gol të parë normal, më pas me goditje dënimi shënoi një gol të mrekullueshëm dhe në minutën e 84-t mahniti të gjithë, sepse shënoi një ndër golat më të bukur në karrierë.

-Advertisement-

Reagimi i stadiumit Benito Villamarín ishte spektakolar: rreth 60 mijë tifozët të pranishëm, të gjithë në këmbë për të duartrokitur një ndër më të mëdhenjtë të futbollit, të vetëdijshëm se janë me fat që po jetojnë në këtë epokë.

Thirrjet “Messi, Messi…!” ushtonin në stadium, ndërsa pas ndeshjes ylli i Barcelonës nuk e fshehu që kishte mbetur i impresionuar: “Të jem i sinqertë, nuk e mbaj mend të më ketë ndodhur diçka e tillë në karrierë. U jam mirënjohës të gjithëve, ishte vërtet emocionuese dhe befasuese. Sa herë luajmë në këtë stadium, na trajtojnë shumë mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera