Sport

Messi humb betejën ligjore ndaj ‘ABC’

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 02 October 2018

Lionel Messi humbet betejën ligjore ndaj të përditshmes spanjolle ABC. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës kishte ngritur padi ndaj kësaj të përditshmeje që publikoi një artikull për parregullsi në llogaritë e Fondacionit të tij.

Por Gjykata e Shkallës së Parë në Gava të Barcelonës, e hodhi poshtë pretendimin e Lionel Messit që kërkoi edhe një dëmshpërblim për 202 786 Euro ndaj ‘ABC’ dhe tani do të duhet të paguajë të gjitha shpenzimet.

Lajmin për parregullsitë ne Fondacionin e Lionel Messit, ABC e publikoi në maj të vitit 2017. Në atë artikull kjo e përditshme tregon se ky Fondacion u krijua në periudhën 2007-2015 për të fshehur e mos deklaruar të ardhura për shtetin spanjoll dhe Argjentinas me vlerën e 10 milionë Euro. Kjo e përditshme thekson gjithashtu se duke parë se në atë kohë futbollisti kishte problemet e tij fiskale, në 2013 ky Fondacion u regjistrua në Barcelonë.

-Advertisement-

Seanca gjyqësore në lidhje me këtë padi u mbajt në 18 korrik dhe vendimi që i jep të drejtë ABC u dha në 27 shtator. Në atë vendim të gjykatës, prevaloi puna e gazetarit dhe lirua e medias mbi nderin e akuzuesit. Në të theksohej gjithashtu se të dhënat e publikuara janë të vërteta deri në momentin që të vërtetohet e kundërta.

Për më tepër, në seancë, Fondacioni Messi solli edhe dy dëshmitarë të cilët vërtetuan se ky organizëm nuk ishte i regjistruar deri në vitin 2013 dhe se 90% e të ardhurave vinin nga Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera