Messi-Griezmann nuk funksionon, statistikat “flasin” qartë
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 06 November 2019
Leo Messi dhe Antoine Griezmann nuk “lidhen” aspak me njëri-tjetrin. Është kjo arsyeja e ngërçit që po kalon Barcelona në lojë dhe rezultate.
Dhe kjo nuk shpjegohet vetëm përmes ndjesive (siç do ta shpjegonte Pep Guardiola), por edhe përmes numrave. Shihet sidomos në rastet kur Messi edhe pse ka mundësi të pasojë te Griezmann, preferon portën edhe në pozicionet më të vështira.
Duke analizuar pasimet që shkëmbyen francezi dhe argjentinasi në ndeshjen kundër Slavia në Pragës, kuptohen shumë gjëra.
Vetëm katër pasime gjithsej: tre nga numri 10 te Griezmann dhe vetëm një pasim nga blerja më e shtrenjtë e verës te kapiteni në 93 minuta lojë.
Një hendek që po zgjerohet me kalimin e ditëve që kur futbollisti i lindur në Rosario u shërua nga dëmtimi që e mbajti atë larg fushave të blerta gjatë gjuaji muajit gusht. Diçka që e vënë re me shumë thjeshtësi edhe tifozët e Barcelonës.
“Duhet të përmirësojmë lidhjen dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin,” d të deklaronte Griezmann pas ndeshjes me Interin, në raundin e dytë të sfidave të Championsit. Por, përkundër “premtimit”, kjo lidhje nuk është përmirësuar.
Përkundrazi, nëse merr në konsideratë vetëm ndeshjet e Championsit, Messi dhe Griezmann kanë kombinuar në vetëm 18 raste në katër ndeshje ku kanë qenë të dy në fushë.
Sa i përket marrëdhënies me pjesën tjetër të sulmuesve, Luis Suarez është partneri i preferuar i Leo Messit, siç pritej.
Të dy janë shumë afër si brenda dhe jashtë fushës dhe këtë e vërtetojnë edhe statistikat në Champions: 32 pasime mes tyre, në tri ndeshjet që kanë luajtur së bashku.
Madje edhe me Dembelenë Messi ka një lidhje më funksionale. Vërtet kanë kombinuar së bashku aq sa Messi me Griezmannin në Champions, por nuk duhet harruar fakti që sulmuesi i ri francez ka luajtur vetëm 120 minuta në këtë kompeticion.
Rast i ngjashëm edhe me Ansu Fatin, i cili ka luajtur vetëm 84 minuta, por me tre topa të shkëmbyer me Messin ka një mesatare më të mirë se Griezmann.
E gjithë kjo tregon se Valverde, gjithashtu të dy protagonistët (Messi dhe Griezmann), kanë shumë punë përpara për të mirën e Barcelonës.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...