Sport

Messi: Gjithçka që kam bërë ka qenë për më të mirën e Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 29 September 2020

Leo Messi i ka dërguar një mesazh shprese Barcelonës dhe tifozëve të klubit.

Lojtari argjentinas e ka bërë të qartë në një intervistë për Sport, se ai do të jap maksimumin e tij për Barçën si gjithmonë, dhe ka bërë thirrje për bashkim.

“Pas kaq shumë mosmarrëveshjesh, unë do të doja t’i jepja fund. Të gjithë tifozët e Barcelonës duhet të bashkohen dhe të mendojmë se më e mira është ende ka për të ardhur. Shtimi i pasionit dhe entuziazmit do të jetë mënyra e vetme për të arritur objektivat, gjithmonë të bashkuar dhe duke shkuar në të njëjtin drejtim”, ka thënë fillimisht ai.

-Advertisement-

Sipas tij, nëse ai ka bërë gabime, ato kanë qenë që Barcelona të jetë më e fortë.


“Unë supozoj se gabimet e mia, nëse ato do të ekzistonin, ato do të ishin vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë.”

Messi thërret që të bashkohen të gjithë.


“Unë doja t’u dërgoja një mesazh të gjithë shoqërisë dhe të gjithë katalanasit që na ndjekin”.

“Nëse në ndonjë kohë dikush prej tyre mund të shqetësohet nga diçka që thashë ose bëra, mos keni asnjë dyshim se e bëra gjithmonë duke menduar për më të mirën për klubin”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera