Sport

Messi e do patjetër transferimin e këtij ylli te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 18 October 2018

Lionel Messi është në mesin e një sërë yjesh të Barcelonës që duan që Paul Pogba të bashkohet me klubin, raporton Daily Mail.

E ardhmja e Pogba në Manchester United është në dyshim për shkak të formës së tij jo të mirë dhe një grindjeje të vazhdueshme me menaxherin Jose Mourinho.

Por yjet e Barcelonës, duke përfshirë Messin, Gerard Pique dhe Samuel Umtiti, së bashku me menaxherin Ernesto Valverde, dëshirojnë të sjellin Pogban në klub, megjithëse skautët e Barcelonës mbeten skeptikë për një lëvizje të mundshme. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera