Sport

Messi e dëshiron Ronaldon në fushë në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 October 2020

Barcelona dhe Juventusi do të takohen javën tjetër në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Por, ylli i Juventusit, Ronaldo ka mundësi të mos jetë i gatshëm për këtë takim pasi sërish ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sulmuesi portugez akoma gjendet në vet izolim dhe sipas gjitha gjasave ai nuk do të mund të paraqitet në këtë ndeshje.

-Advertisement-

‘Daily Mail’, raporton se Messi dëshiron që Ronaldo të jetë i gatshëm për këtë takim, kësisoj do të mund t’i shihnim edhe një herë në fushë dy më të mirët.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dhuruar gjithmonë emocione kur kanë luajtur kundër njëri – tjetrit, madje rivaliteti mes tyre ka bërë që ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit të ndjeken nga miliona njerëz në mbarë botën.

Kujtojmë që katalunasit nesër përballen me ‘Los Blancos’ në La Liga, por e vetmja mënyrë për t’i parë sërish në fushë të dy është Liga e Kampionëve, gjithmonë nëse Ronaldo rezulton negativ./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera