Sport

Messi: Dua të rikthehem te Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 November 2021

Ylli argjentinas Lionel Messi e ka përkrahur trajnerin e ri të Barcelonës Xavin që do të ketë suksese dhe do ta dërgojë klubin drejt niveleve më të larta të futbollit.

Barcelona shënoi fitore në ndeshjen e parë nën urdhrat e Xavit, duke e mposhtur skuadrën e Espanyolit me rezultat minimal 1:0.

Po ashtu, me ardhjen e Xavit në krye të gjigandit katalunas, mbrojtësi i këtij të fundit Jordi Alba ka lavdëruar Xavin, duke e pranuar se që nga ardhja e tij ai ndihet më i motivuar.

-Advertisement-

Njëjtë sikurse Alba mendon edhe legjenda e Barcelonës dhe ish-lojtari i tyre Lionel Messi, i cili ka thënë që Xavi është personi i duhur që do ta rikthejë Barcelonën e lavdishme pas një periudhe krize në klub.

“Xavi është një trajner i cili di shumë gjëra, i cili e di shtëpinë më së miri, dhe i di të gjitha gjërat mirë që prej kohës kur ishte fëmijë. Ai është një person shumë i rëndësishëm për të rinjtë, dhe është nga ata personat që do ta ndihmojë Barcelonën drejt suksesit, nuk kam dyshim”, tha ylli i Paris Saint-Germain Messi.

Pas kësaj deklarate, Messi bëri të ditur që njëjtë sikurse Xavi, ai do të dëshironte që në të ardhmen të rikthehet dhe të ketë një rol te “Blaugranët”.

“Gjithmonë e kam thënë që unë do të rikthehem te Barcelona sepse dua t’i ndihmojë klubit me atë se çfarë mund të bëjë, dhe sigurisht që nëse vjen mundësia që të ndihmojë në aspektin që po e mendoj, do të dëshiroja më shumë se çdo gjë që të rikthehem”, tha Messi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera