Sport

Messi dhe Lewandowski i prijnë garë për Topin e Artë

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 08 October 2021

Çmimi më prestigjioz për një lojtar, ai i Topit të Artë do të dhurohet këtë vit, pasi që vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19 ceremonia e këtij çmimi nuk u mbajt.

Ylli argjentinas Lionel Messi është njëri nga lojtarët favoritë nga të gjithë ekspertët e futbollit, ku parashikohet që ai do ta fitojë Topin e Artë numër shtatë këtë vit, përcjell KosovaPress.

Sigurisht, Messi bën pjesë në listën e 30 lojtarëve që janë në garë për këtë çmim, ku ky numër do të zvogëlohet vetëm në tre futbollistë muajin e ardhshëm.

Por, pesë nga lojtarët që janë të nominuar në këtë listë dhe janë më favoritët për Topin e Artë pa dyshim që janë, Lionel Messi, Jorghino, N’Golo Kante, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo

Listën e plotë të lojtarëve të nominuar për çmimin e Topit të Artë e gjeni më poshtë.

Cesar Azpilicueta, Nicolo Barella, Karim Benzema, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Kevin De Bruyne, Ruben Dias, Gianluigi Donnarumma, Bruno Fernandes, Phil Foden, Erling Haaland, Jorginho, Harry Kane, N’Golo Kante, Simon Kjaer, Robert Lewandowski, Romelu Lukaku, Riyad Mahrez, Lautaro Martinez, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Gerard Moreno, Mason Mount, Neymar, Pedri, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah, Raheem Sterling, Luis Suarez.

Të tjera