Mësoni si ndikon i ftohti tek dëshira për seks
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 15 January 2020
Kur jashtë bën ftohtë, gjëja e parë që na vjen ndër mend është të qëndrojmë brenda në shtëpi- mundësisht poshtë batanijes me dikë të lezetshëm në krahë. Legjendat thonë, se në dimër njerëzve u rritet dëshira për të bërë seks. Prova më e mirë është fakti që në 11 dhjetor ngjizen më shumë bebe në krahasim me ditët e tjera të vitit.
Nga ana tjetër, ka studime që tregojnë të kundërtën duke thënë se dimri është periudha që ul nivelet e libido-s dhe njerëzit ndihen më pak entuziastë rreth seksit. Përfundimisht, si është e vërteta?
Bazuar në çfarë thonë ekspertët, ende nuk ka një përfundim të saktë nëse ekziston apo jo një lidhje mes libidos dhe mjedisit, prandaj përgjithësime të tilla s’duhen bërë. Gjithsesi, kjo s’do të thotë që temperaturat jashtë nuk luajnë asnjë rol në dëshirën tonë.
Testosteroni ka një lidhje të fortë me libidon, sa më shumë të keni aq më e lartë do të jetë dëshira që ndjeni. Periudha më e lartë e tij është në vjeshtë dhe më e ulëta në dimër. Gjatë dimrit, niveli i testosteronit është në rënie prandaj mund të ndiheni më pak të motivuar për të kryer marrëdhënie kur jashtë është ftohtë.
Sidoqoftë, ndikimet sezonale janë të ndryshme tek njerëz të ndryshëm. Mungesa e vitaminës D dhe prezencës së diellit është gjithashtu një tjetër arsye që ndikon tek rënia e dëshirës për aktivitet seksual. Nëse kalojmë tek arsyet praktike pse i ftohti “vret” libidon, mjafton të përmendim rrobat që veshim. Dimri lidhet me më shumë rroba në trup, gjë që është më pak joshëse krahasuar me veshjet e verës. Ekspozimi i pakët në diell dhe ditët e shkurtra kanë në fakt efekt negativ në dëshirën për seks.
S’ju mbetet gjë tjetër veçse të shijoni shoqërinë e njëri tjetrit, të hani gështenja, pini verë, ndërkohë që ëndërroni për netët e zjarrta të verës!
Të tjera
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...