Lajme

Mësoni parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijim

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 01 April 2021

Ditët e para të muajit prill nisin me mot të ndryshueshëm.Nga e premta me shi e bubullima, në fundjavë më ftohtë me shi e borë.Njoftimi i plotë:

Cilësia e ajrit do të mbetet pranë vlerave mesatare dhe të pranueshme në ditët e ardhshme, vetëm orëve të mbrëmjes, gjatë periudhave të qetësisë që kalon në vlera të dobëta. E nga dita e shtunë, moti dinamik sjell më shumë qarkullim ajror e indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.1.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, pasdite me vransira të shpërndara.
2.04 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite priten rrebeshe të shpërndara shiu, me mundësi edhe për bubullima.

3.04 – Kryesisht me vransira, me rrebeshe shiu dhe bubullima orëve të pasdites. Në mbrëmje reshjet e shiut pritet të jenë më të qëndrueshme. Në vise kodrinoro-malore do të ketë edhe reshje bore.
4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje të dobëta shiu, e që në mëngjes do të shndërrohen edhe në borë. Në vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

-Advertisement-

5.04 – Në mëngjes ngrica dhe kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.Temperaturat minimale do të luhaten nga 4C deri në 6C, e ditën e diel pësojnë rënie edhe deri në 0C, e të hënën në -1C. Maksimalet shënojnë rritje deri në 18C ditën e premte, e të dielen zbresin edhe në 5C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 5-13m/s, e të shtunën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike në tendencë të rënies edhe nën vlera normale ditëve të fundjavës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera