Shëndetësi

Mësoni 4 mënyra si të lehtësoni dhimbjen e fytit pa ilaçe!

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 24 November 2022

Dhimbja e fytit është një nga sëmundjet më të zakonshme që mund të përjetoni, veçanërisht gjatë dimrit.

Zakonisht shkaktohet nga infeksione, si ftohja e zakonshme, gripi dhe streptoku. Edhe pse mund të jetë mjaft e dhimbshme, shpesh largohet pas disa ditësh.

Megjithatë, nëse dhimbja e fytit po ju shqetëson dhe dëshironi ta largoni sa më shpejt, zbuloni më poshtë mënyrat për ta lehtësuar atë, duke përdorur materiale që të gjithë kemi në shtëpi.

1. Gargarë me ujë të kripur

Edhe pse uji i kripur nuk do t’ju japë lehtësim të menjëhershëm, ai është ende një trajtim efektiv për të luftuar bakteret, ndërsa gjithashtu lehtëson dhimbjen. Metoda është e thjeshtë: Përzieni gjysmë lugë çaji kripë në ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë.

2. Mjalti mund të qetësojë një fyt të thatë

Mjalti është një nga ilaçet më të mira për dhimbjen e fytit për shkak të vetive të tij natyrale antibakteriale, të cilat e lejojnë atë të veprojë si një agjent shërues i plagëve, duke ofruar lehtësim të menjëhershëm të dhimbjes, ndërsa gjithashtu redukton inflamacionin. Mjalti është gjithashtu në gjendje të neutralizojë bakteret dhe të ndihmojë në luftimin e infeksioneve virale.

Nëse, përveç dhimbjes së fytit, përjetoni edhe një kollë të fortë, mjalti mund ta ndrydhë atë. Përzieni dy lugë mjaltë me një gotë ujë të ngrohtë ose çaj dhe përzieni mirë. Pini disa herë në ditë për rezultate më të mira.

Etiketa:

Të tjera