Sport

Mësohet se sa javë do të mungoj Gareth Bale pas lëndimit me kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 17 November 2021

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, është lënduar në takimin që kombëtarja e Uellsit e luajti kundër Bjellorusisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Bale u lëndua në minutën e 20’ dhe u detyrua ta lë fushën e lojës për Neco Williams, në duelin që Uellsi e mposhti Bjellorusinë me rezultat të thellë 5-1.

Anësori 32-vjeçar e lëndoi pulpën e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth tri javë.

-Advertisement-

Gareth Bale kishte munguar në nëntë ndeshjet e kaluara të Real Madridit në La Liga si pasojë e një lëndimi që e kishte pësuar më 28 gusht kundër Real Betisit.

Uellsiani pritet të jetë i gatshëm kah mesi i muajit dhjetor për skuadrën e Real Madridit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera