Mësohet se kur do të organizohet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve Shqipëri- Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 05 September 2022
Kuvendi i Shqipërisë është aktivizuar sot.
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot punimet e sesionit të tretë të Legjislaturës së X.
Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla lexoi mesazhin përshëndetës të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Nikolla njohu ligjvënësit për disa nga çështjet e depozituara në Kuvend, programin dhe kalendarin e punimeve.
“Sesionin e kaluar Shqipëria arriti një sukses të merituar. BE çeli zyrtarisht negociata. Ky ishte një sukses që ju takon të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, Por Kuvendi ka rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm. Veprimtaria legjislative ka qenë shumë produktive. Gjatë sesionit ngritëm 2 komisione të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë administrative territorial, veprimtaria e të cilëve do të përfundojë gjatë këtij sesioni. Avancuam dhe mbështetëm reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, si një nga korsitë kryesore të kësaj refrome. Këshilli i legjislacionit mori në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka funksionuar si një institucion pluralist në të cilin opozita gëzoi të gjithë aksesin e nevojshëm për kontrollin e qeverisë”, u shpreh Nikolla.
Kryeparlamentarja u ndal në rolin dhe përgjegjësinë e Kuvendit sa i takon procesit të integrimit.
“Duke qenë se vendi ka hyrë në një stad të ri të procesit të integrimit evropian, edhe roli i Kuvendit do të ketë një dinamikë të re. Zhvillimi i negociatave është përgjegjësi e Qeverisë, por kjo përgjegjësi duhet mbështetet e kontrollohet nga Kuvendi. Në këtë kontekst, detyrat kryesore të Kuvendit gjatë negociatave të anëtarësimit do të jetë intensifikimi i përafrimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE”, tha Nikolla.
Ajo theksoi se duhet përafruar në një periudhë të shkurtër kohore legjislacioni shqiptar me sistemin ligjor të BE-së, i cili është zhvilluar për mbi gjashtë dekada.
“Pas çeljes së negociatave të anëtarësimit, numri i ligjeve me përafrim do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe po kështu edhe kërkesat për miratimin e tyre me procedurë të përshpejtuar. Shqyrtimi dhe dhënia e opinioneve mbi pozicionet negociuese të hartuara nga qeveria në të cilat përcaktohet situata aktuale, plani për përafrimin e plotë të legjislacionit dhe periudhat tranzitore për secilin nga kapitujt e negociatave”, u shpreh Nikolla.
Sipas saj, një element i rëndësishëm i detyrimeve të Kuvendit në procesin e integrimit evropian do të jetë koordinimi i raportimit të Kuvendit në kuadër të Raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe të institucioneve dypalëshe BE-Shqipëri si dhe ndjekja e hartimi dhe monitorimi i Planit të Veprimit për adresimin e Rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Nikolla tha se janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit edhe projektaktet ligjore për spastrimin e politikës dhe institucioneve prej ish-bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit.
“Siç jeni në dijeni, kohët e fundit, opinioni publik, media, Kuvendi dhe institucionet e tjera të vendit janë përfshirë në një debat mbi nevojën e spastrimit të politikës dhe institucioneve prej ish bashkëpunëtorëve dhe të favorizuarve nga sigurimi i shtetit si edhe mbi ndërgjegjësimin, kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të krimeve të regjimit komunist. Kjo ndjeshmëri e shoqërisë është konkretizuar në Kuvend në formën e projekt-akteve ligjore, të cilat janë përfshirë tashmë në programin e punës dhe kalendarin e Kuvendit”, shtoi ajo.
Nikolla theksoi se gjatë sesionit të kaluar kemi pasur një bashkëpunim intensiv dhe produktiv me Kuvendin e Kosovës.
“Vetëm nga janari deri ne korrik janë realizuar gjithsej 13 vizita, nga të cilat 6 të delegacioneve të Kuvendit të Kosovës në Tiranë dhe 7 vizita të delegacioneve të Kuvendit të Shqipërisë në Prishtinë. Këto shkëmbime vizita dhe organizimi i tryezave do të vazhdojë edhe gjatë këtij sesioni. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe po punojmë për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve në muajin nëntor në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë”, përfundoi ajo
Të tjera
-
Dështimi i votimit në veri, Haliti fajëson edhe Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i r...
-
Atiq: Qytetarët serbë ndihen më të sigurtë se në të kaluarën
Kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, ka folur rreth procesit të votimi...
-
Aksidenti me fatalitet në Lipjan, ky është shoferi që ndërroi jetë
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë ...
-
Kurti jep detaje nga vizita në Bullgari: Pas Sofjes, vazhdojmë drejt Hanoverit të Gjermanisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka dhënë d...
-
E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani
Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se t...
-
DASH: Problemet në gjyqësor dhe media, korrupsioni, janë shqetësimet kryesore për Shqipërinë
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të p...
-
Skemat e mashtrimit me ‘Call Center’, gati një milion euro fitim për tri javë – këto janë bizneset e dyshimta të të dyshuarve
Tetë persona – të gjithë familjarë mes vete – janë arrestuar nën dyshimin se ...
-
Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, Gjykata jep masën për gjyshen e vogëlushit
Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitjeje për gjyshen e 3-vjeçarit, ...
-
Osmani – Vuçiqit: Vik*timat e regjimit të Millosheviçiqit janë këtu, merr pak kohë e kërkoju falje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë kritike tej mase ndaj presidenti...
-
UN tentoi t’i bllokoj 4 gratë, Presidentja refuzoi të futet në sallën e OKB-së pa to!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ekipi i saj ka hasur në...
-
Haradinaj mbledh strukturat e partisë në Gjakovë: Koalicioni ynë nevojë urgjente për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se A...
-
Rusia thotë se situata në Kosovë është shum shqetësuese
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, tha se situata në Kosovë dhe r...