Lajme

Mësohet sa zëvendësministra do t’i ketë qeveria e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 19 November 2019

Lumir Abdixhiku anëtari i LDK-së ka thënë se qeverisja e ardhshme do të ketë shumë më pak zëvendësministra se ekzekutivi i kaluar dhe se puna e këtyre zëvendësministrave do të jetë shumë më e madhe dhe nuk do të rri asnjë person.

“Do të jenë diku 27 zëvendësministra, por mos ma nxini të madhe nëse janë 28”, tha Abdixhiku në Pressing.

“Nuk ka shanca që të jenë më shumë. Puna e zëvendësministrave në këtë qeverisje do të jetë shumë më e madhe dhe nuk do ketë pozita ku një person vetëm do rrijë.”

-Advertisement-

Ai poashtu ka treguar se ndarja e ministrive do të bëhet në pajtueshmëri në mes të LDK-së dhe VV-së.

“Gjërat do bëhen me pajtueshmëri. Nuk do të ketë zgjedhje të ministrave pa pajtim. Shembuj i kemi qeverisjet e kaluara ku kishim shumë persona që merrnin vendim dhe në fund secili zgjidhte ministrat e vet. Kështu prishet vendimmarrja”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera