Lajme

Mësohet pse Kurti e Konjufca vizituan sot Pejën

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 26 January 2020

Këtë të diele shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca qëndruan në qytetin e Pejës.

Kjo u bë e ditur nga disa fotografi të postuara nëpër rrjete sociale, shkruan gazeta inFokus.

Por, cila ishte arsyeja e kësaj vizite?

-Advertisement-

Bashkim Nurboja, ish-kandidat për deputet nga kjo parti, i cili ishte edhe në fotografinë bashkë me Kurtin e Konjufcën ka thënë që në Pejë ishin për të shprehur ngushëllime tek familja e një aktiviste të tyre./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera