Lajme

Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 23 April 2024

Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar në një aksident komunikacioni në Itali.

Mediat lokale në Suharekë kanë publikuar identitetin e të riut. Bëhet fjalë për Haris Shalën, 25-vjeç, me origjinë nga kjo komunë.

Aksidenti në të cilin vdiq kosovari, ka ndodhur në autostradën Brennero.

-Advertisement-

Viktima thuhet se ishte duke punuar si shofer kamioni, dhe se pas vetës ka lënë një vajzë rreth dy vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera