Mësohet emri i lojtarit tjetër që do të largohet falas nga Arsenal

Autori: Gazeta inFokus
17:26 | 05 December 2018
Arsenal janë të gatshëm të lejojnë largimin e sulmuesit Danny Welbeck si lojtar i lirë në fund të sezonit, kur kontrata e tij përfundon me skuadrën nga ‘Emirates Stadium’.
Ish sulmuesi i Manchester United po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i rëndë i pësuar në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës në fillim të muajit nëntor.
Skuadra nga Londra nuk ka përcaktuar një afat kohor të rikthimit të 28 vjeçarit, por frikësohet se ai do të mbetet jashtë fushave edhe në pjesën e dytë të sezonit.
Arsenal edhe pse po punon që Welbeck të rikthehet sa më parë në fushë, nuk janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij zgjatjen e kontratës, shkruan The Times.
Unai Emery është i gatshëm që të lejojë largimin e Danny Welbeck dhe Aaron Ramsey në fund të sezonit, për t’u hapur vend prurjeve të reja.

Të tjera
-
Merz thirrje Evropës nga Tirana: Amerikanët duhet t’i kemi në anën tonë
Kancelari i ri gjerman Friedrich Merz, tha se nën udhëheqjen e tij, Gjermania...
-
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe mikut”, Rama-liderëve europianë: Sot do ta keni drekën falas
Sesioni i parë i samitit të Komunitetit Politik Europian ka përfunduar me fja...
-
Von der Leyen: Në Tiranë u mblodhëm për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se në Tiranë li...
-
Periskopi: Peshku me krimbin e rrezikshëm u shit në tregun e Kosovës, AUV e mbajti fshehur
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e cila bie në juridiksionin e Mini...
-
Ndërron jetë babai i Hekuran Muratit
Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Fina...
-
Rama e ‘akuzon’ për shiun e dendur në Tiranë, Starmer: Ishte diell kur zbrita, zërat që moti është faji i britanikëve janë gabim
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ia la fajin kryeministrit britanik për shiun...
-
“Bashkë bëhemi më të fortë”, mesazhi i Erdoganit nga Tirana
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nga Samiti i Komunitetit Politik ...
-
Erdogan ngacmon Ramën për atletet: Çfarë janë këto mbathje?
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë për të mar...
-
Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?
Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ...
-
Liderët e Evropës hedhin nënshkrimet në “yllin evropian” të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama këtë të premte priti 47 liderë të lartë të Evropës në S...
-
“Duhet të jemi të bashkuar”, thirrja e Presidentit të Këshillit Evropian nga Tirana
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u shpreh se Evropa duhet të ...
-
Zelensky nga Tirana: Putin refuzoi takimin në Turqi sepse kishte frikë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në Samitin e K...