Sport

Mësohet edhe çifti i dytë i 1/8 së finales në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 21 June 2021

Me të përfunduar dy takimet e fundit të Grupit B është mësuar edhe çifti i dytë i 1/8 së finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Danimarka arriti ta mposhtë Rusinë me rezultat 1-4 dhe me vetëm tre pikë nga vendi i dytë është kualifikuar tutje nga Grupi B.

Në fazën e eliminimit direkt danezët do të ballafaqohen me Uellsin që ka përfunduar i dyti në Grupin A me 4 pikë.

-Advertisement-

Ballafaqimi mes Danimarkës dhe Uellsit do të zhvillohet me 26 qershor në Amsterdam me fillim nga ora 18:00.

Çifti i parë i 1/8 së finales është Itali – Austri që luhet më 26 qershor në Londër nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera