Lajme

Mësohet data kur do të nisin fluturimet në Kosovë

Autori: Doresa Geci 11:11 | 26 May 2020

Mijëra qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës kanë pritur që më datën 2 qershor të kthehen në vendlindje. Kjo pasi që atyre ju ishte thënë se nga kjo datë do të fillojë edhe zyrtarisht hapja e aeroportit.
Por një gjë e tillë si duke nuk do të ndodhë, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus mëson se mesi i qershorit do të jetë koha kur diaspora mund të kthehet në vendlindje dhe qytetarët nga Kosova të udhëtojnë për në vendet tjera.
Kohë kjo kur po pritet të rifillojnë punën edhe aeroportet në Gjermani, Itali Zvicër e Francë.

E ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të hënën ka deklaruar që kufijtë do të hapen.
Mirëpo Vitia nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të mund të ndodhë një gjë e tillë.

-Advertisement-

“Kufijtë do të hapen por pa dyshim masat mbrojtëse do të shtohen, kjo do të ndodh në secilin shtet mirëpo duhet mirëkuptim nëse pritni më gjatë”, ka thënë ai.
Përderisa zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka thënë për Gazetën inFokus se gjithçka për rihapjen e aeroportit është në duar të Qeverisë së Kosovës.

“Ne varemi nga vendimet e Qeverise prandaj ju lus ti dërgoni pyetjet andej”, është shprehur ajo.
Gazeta inFokus ka dërguar javën e kaluar pyetje në Ministri të Infrastrukturës, përkatësisht në Drejtorin e Aviacionit Civil mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Kujtojmë që nga muaj Mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me koronavirus në Kosovë, Qeveria patë marrë vendim për mbylljen e kufijve.
Përderisa persona të cilët janë paraqitur të kthehen në Kosovë janë karantinuar në Qendrën e Studentëve, fillimisht me 14 ditë derisa muajin e fundit në 7 ditë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera