Auto&Tech

Mësohet çmimi i telefonit BlackBerry Motion

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 20 Tetor 2017

BlackBerry këtë vit po tenton të kthehet me një sërë telefonash të ri në treg, të cilët zgjojnë kureshtjen e adhuruesve të këtyre pajisjeve.

Deri më tash kemi parë tre telefona të ri – Keyone, Aurora dhe BlackBerry Motion. BlackBerry Motion kushton rreth 460 dollarë në rajonin e Lindjes së Mesme ku edhe ka debutuar, ndërsa tash janë bërë të ditur edhe çmimet për Evropë.

Çmimi i pajisjes në Britani është 399 funta, derisa në Holandë dhe pjesën tjetër të Evropës shitet me çmim prej 469 eurosh, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Telefoni vjen në variant me ngjyrë të zezë, 4GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, procesor  Snapdragon 625 dhe bateri 4000mAh. Pajisja ka sistem operativ Android 7.1, por BlackBerry ka përmirësuar telefonin sa i përket anës së sigurisë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy