Sport

Mësohen vazot për Kupën e Botës 2022, ja ku janë vendosur Kosova dhe Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 20 November 2020

Janë mësuar vazot sa i përket hedhjes së shortit për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në vitin 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Shorti do të hidhet me 7 dhjetor në Zyrih të Zvicrës.

Janë caktuar gjashtë vazo me nga dhjetë ekipe, ndërsa do të jenë pesë grupe me nga pesë ekipe dhe pesë grupe me gjashtë ekipe.

-Advertisement-

Nga këto do të kualifikohen direkt 10 vendet e para nga 10 grupe, kurse 3 ekipe do të fitojnë në ‘play-off’ nga gjashtë vendet e dyta me më së shumti pikë.

Italia, Franca, Belgjika dhe Spanja do të futen në grupet me nga pesë ekipe, kurse eliminatoret do të nisin nga marsi i vitit të ardhshëm.

Më poshtë gjeni ndarjet e vazove dhe datat e ndeshjeve./Gazeta inFokus/

 

Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022 për Evropën

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Wells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandën, Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, Kosovë, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihtenshtajn, Gjibraltar, San Marino.

 

Datat e ndeshjeve eliminatore:

Mars 2021       3 ndeshjet e para

Shtator 2021  Ndeshja e katërt, e pestë, e gjashtë

Tetor 2021       Ndeshja e shtatë e tetë

Nëntor 2021   Ndeshja e nëntë dhe e dhjetë

Mars 2022       Ndeshjet ‘Play-off’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera