Sport

Mësohen fjalët që Ronaldo i’a tha Pjanicit për Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 28 September 2020

Miralem Pjanic është një nga transferimet e Barcelonës gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta inFokus.

Pjanic që ishte pjesë e Juventusit bashkë më Ronaldon, ka zbuluar fjalët që portugezi, njëherazi ish kundërshtari më i madh i Barcelonës, i’a ka thënë për klubin katalunas.

“Ai më tha që është shumë i lumtur për mua, sepse unë do të isha shumë i lumtur këtu. Nuk ishte mirë për të që unë lashë Juventusin, por ai mendon që unë do të kaloj kohë të mirë në një klub siç është Barcelona”.

-Advertisement-

Kujtojmë që Pjanic shkoj në Camp Nou gjatë kësaj vere, pas katër sezonesh të kaluara tek “Zonja e Vjetër”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera