Lajme

Mësohen emrat e ministrave teknikë: Dritan Demiraj, ministri i ri i Brendshëm i propozuar nga PD

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 21 May 2017

Në bazë të marrëveshjes PS-PD, ministri teknik i Punëve të Brendshme që do të përfaqësojë Partinë Demokratike në qeverinë Rama, do të jetë Dritan Demiraj.

Ai ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisë, njihet si “babai”, udhëheqësi i parë luftarak në terren dhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7), pedagog, autor i shumë librave, manualeve e kumtesave deri në kategorinë akademike të kërkimit shkencor.

Koloneli Dritan Demiraj, është “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

-Advertisement-

Ai është liruar rreth tre vite më parë pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Burime të Top Channel në PD kanë bërë të ditur se në postin e zëvendëskryeministrit është propozuar Ledina Mandia. Ministër të Financave – Helga Vukaj; ministër të Arsimit – Mirela Karabino; ministër i Drejtësisë – Gazmend Bardhi; ministër i Shëndetësisë – Arben Beqiri; ministër i Mirëqenies Sociale – Xhulieta Kërtusha.

Gjithashtu, burime të Top Channel në PD bëjnë të ditur se Erinda Ballanca është kandidate për postin e Avokatit të Popullit dhe Klemend Zguri është kandidati për kreun e ri të KQZ. Por, më parë ato do të miratohen nga kryeministri, siç edhe ka njoftuar Rama pas marrëveshjes me Bashën.

Pas daljes nga takimi që zgjati rreth një orë, Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Basha nuk dhanë deklaratë për mediat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera