Kulturë

“Mesjeta ime” nga Ag Apolloni, promovohet nesër në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 27 February 2019

Shkrimtari Ag Apolloni ka njoftuar se të enjten do të bëhet promovimi i librit të tij “Mesjeta ime”.

Apolloni ka thënë se ngjarja do të zhvillohet në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë më 28 mars.

“Të enjten, në orën 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës (Prishtinë) mbahet promovimi i librit “Mesjeta ime” të Ag Apollonit. Jeni të mirëseardhur! “Artisti ka nevojë për maskë, sepse i duhet të transformohet në shumë trupa e shpirtra. Maska e artistit ua heq maskën të tjerëve.” (Ag Apolloni, “Mesjeta ime”), ka shkruar Apolloni në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, titulli i librit i referohet moshës së autorit, sipas konceptit biblik, dhe mjedisit në të cilin jeton ai.

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera