Mesiq: Disa në Serbi jetojnë në iluzion, mendojnë se janë më të fortët por s’mund të diktojnë asgjë

Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 12 June 2022
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka deklaruar se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion, sepse Serbia nuk është e fuqishme për të paraqitur kërcënim për rajonin, përkundër armatimit të saj nga Rusia dhe Kina.
Politikani i njohur kroat gjatë një interviste për KosovaPress ka bërë të ditur arsyen pse Serbia vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë.
“Serbia nuk mund më të jetë kërcënim. Është e qartë se disa njerëz në Serbi jetojnë në iluzion se janë më të fortët në këto hapësira dhe se mund të diktojnë politikën. Ata nuk mund të diktojnë asgjë…Serbia varet shumë nga Rusia, bëhet fjalë për interesin e saj ekonomik, andaj nuk deklarohet kundër Rusisë”, ka thënë Mesiq.
Njeriu që kaloi të gjitha postet e larta publike në Kroaci, por edhe në ish-Jugosllavi, ka potencuar se BE-ja duhet të shpejtojë procedurat për integrimin e Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor në Evropë.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Mesiq e sheh të domosdoshme përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Ai përmendi përvojën e proceseve të Kroacisë dhe Bosnjës, me ç’rast, tha se Evropa pa Amerikën nuk është e fuqishme të zgjidhë problemet dhe të sjellë paqe të vërtetë.
“Mendoj se Bashkimi Evropian nëse dëshiron të jetë parimor, duhet ta shpejtoj hyrjen në integrime evropiane të Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor… Është parë gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë se Evropa nuk kishte fuqi për të bërë ndonjë gjë në mënyrë që të vie deri tek paqja e vërtetë. Evropa sot nuk ka lider, Evropa është shkurtabiq në politikë në raport me Amerikën. Andaj, duhet që të angazhohet Amerika, sikurse është angazhuar për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu do të angazhohet edhe në Kosovë”, theksoi Mesiq.
Avokati dhe politikani kroat Stjepan (Stipe) Mesiq, ishte president i fundit i Jugosllavisë (1991). Pastaj shërbeu si kryeministër i Kroacisë, ndërsa më vonë kryetar i parlamentit kroat (1992 – 1994). Së fundi ishte për dy mandate pesë vjeçare president i Kroacisë, nga viti 2000 deri më 2010.
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...