Mësimi online më i vështirë, po Jashari thotë se mësimdhënësit janë të gatshëm të punojnë
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 19 January 2022
Kosova ditëve të fundit po përballet me numër të lartë të infektuare me COVID-19. Kjo ka bërë që disa shkolla në vend të kalojnë në mbajtjen e mësimit online, pas paraqitjes së rasteve të infektimit të nxënësve me virus.
Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/22 ka filluar më 10 janar, ndërsa deri tani shumë nxënës janë prekur nga COVID-19.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Rrahman Jashari ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve më coronavirus në institucionet arsimore.
Megjithatë, Jasharaj thotë se mësimdhënësit janë të gatshëm të punojnë edhe online.
“Është shumë shqetësuese kjo ngritja e rasteve në nivel vendi, por fatkeqësisht kemi raste që po rriten edhe në institucione arsimore. Mësimdhënësit e Kosovës janë deklaruar se janë të përkushtuar që mësimin ta mbajnë në institucionet arsimore, pra me prani fizike, por gjithashtu ata janë deklaruar se do të mobilizohen edhe janë të gatshëm edhe për versione të tjera, por që për këtë vendos Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arismit”, është shprehur ai.
Kreu i SBASHK-ut thotë se Task Forcat nëpër shkolla janë duke e përcjellë gjendjen sa i përket coronavirusit.
“Ajo çfarë dihet është se task forcat nëpër shkolla janë duke e përcjell gjendjen dhe i kanë rekomandimet se si duhet vepruar në bazë të numrit të prekurve. Uroj mos të na shtohen këto raste me coronavirus brenda shkollave, sepse pastaj duhet menduar MASHT-i edhe për forma të tjera të punës. Sidoqoftë ne do të jemi të gatshëm nëse vendoset për të punuar në mësim online”, thotë Jashari, për Telegrafin.
Mirëpo, Jasharaj shtoi tutje se mësimi online është më i vështirë, për shkak se jo të gjithë janë të pajisur me pajisje teknologjike.
“Edhe pse është dëshmuar se është mësim goxha i vështirë, aq më tepër kur shteti ynë nuk ka bërë shumë për shkolla që t’i furnizojë me pajisje teknologjike. Mësimdhënësit kanë probleme, sepse një pjesë e tyre duhet të huazojnë laptopë. Po ashtu është problem edhe për shkak të dimrit, sepse ka prej tyre që e kanë vetëm një dhomë me ngrohje dhe është problem që të realizojnë procesin mësimor. Po ashtu, disa nxënës që jetojnë në kushte të vështira nuk kanë telefona të mençur, apo laptopë. Do të ishte më mirë që mësimdhënësit të punojnë në shkolla, task forca pëndryshe do të veprojë dhe mësimdhënësit do të veprojnë ashtu si të merret vendimi”, ka theksuar Jashari.
Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar 720 raste të reja me coronavirus, dhe një person ka humbur jetën nga virusi. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të respektojnë masat antiCOVID, dhe të vaksinohen kundër virusi.
Ndërkaq, Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ka njoftuar se në trajtim mjekësor janë 90 pacientë nga Covid-19. Prej tyre, 52 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 38 të tjerë post- Covid-19.
ShSKUK ka treguar se me oksigjeno-terapi janë 34 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























