Lajme

Mësime programimi për të burgosurit

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 07 October 2022

Të miturit e Burgut të Lipjanit janë rrugës për t’u bërë programerë të rinj.

Të njëjtit po mësojnë për programet më të fundit teknologjike derisa për disa muaj mund të bëhen ekspertë për punët kompjuterike, njofton Klan Kosova.

Disa nga të rinjtë që ndonëse janë të privuar nga liria, ndjekin studimet universitare për fusha tjera ,ndaj këtë trajnim po e shohin vetëm si të përkohshëm e jo si profesion të së ardhmes.

-Advertisement-

Megjithëkëtë,sipas instruktorit të informatikës në këtë qendër korrektuese, Mujë Zogaj, tha se nëse dikush nga të miturit dëshiron, sapo të dalë nga këtu mund të punësohet si programerë, pa ndonjë telashe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera