Lajme

Mësimdhënësit: Reformat në arsim të fillojnë nga shkollat fillore

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 11 June 2017

Tashmë testimi ekstern është hequr, pritet të rishikohet program i Kembrixhit dhe shumë risi të tjera. Rishqyrtimi i këtij programi, që hasi në shumë kundështime, është mirëpritur nga drejtuesit e shkollave. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme veçmë kanë filluar me grumbullimin e teksteve shkollore të amortizuara. Shumë shkolla vite me radhë po punojnë me tekste tepër të vjetëruara.

 

Drejtuesit e shkollave nuk e dinë nëse do të marrin furnizime me libra të rinj. Ata presin zëvendesimin e librave në kohë, por kërkojnë nga MASH-i gjithashtu ndihmë konkrete në përzgjedhjen e teksteve shkollore të autorëve dhe parandalimin e praktikës së deritanishme që secili arsimtar lëndor të bëj përzgjedhjen e tekstit shkollor nga autorë të caktuar.

-Advertisement-

“Presim që tekstet shkollore të amortizuara ndër vite të zëvendesohen me të reja në të ardhmen. Një tjetër problem që më bie në sy është përzgjedhja e teksteve shkollore dhe mendoj se është mirë edhe këtu ministria të mendoj në këtë drejtim sepse ndër vite u bë një përzgjedhje jo e duhur të teksteve nga autor të ndryshëm. Do të ishte mirë që me një analizë të mirëfilltë dhe me njohës të mirë të lëmive të përkatëse të përcaktohen tekstet shkollore me një ose një grup tjetër të autorëve që të mos krijohet laramani dhe të lejohet nëpër shkolla unë dua prej këtij ose tjetri autor libër”, tha Nuri Rexhepi, ndihmës drejtor në Sh.F “Liria” – Shkup.

Reformat e paralajmëruara janë të mirëseardhura për arsimtarët, të cilë tani presin muajt e parë të qeverisë së re, për të parë më mirë se në cilin drejtim do të hecin reformat e paralajmëruara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera