Lajme

Mësimdhënësit protestojnë të shtunën

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 06 September 2018

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar protestë për të shtunën.

Në njoftimin e SBASHK thuhet se protesta do të organizohet në Prishtinë si shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për Paga në Qeveri, shkruan gazeta inFokus

“Të punësuarit në sektorin e arsimit nga çerdhet e deri edhe në Universitete janë të zhgënjyer me veprimin e Qeverisë, e cila aprovoi Projektligjin për paga duke mos përfillur sa duhet kërkesat e vazhdueshme e të argumentuara të  SBASHK-ut  për pozitë meritore në këtë Projektligj të punëtorëve arsimor”, thuhet në njoftim e SBASHK.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet gjithashtu se protesta do të filloj në orën 11:30 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ku do të mbahen edhe fjalime me kërkesat e pa realizuara.

SBASHK ka bërë të ditur gjithashtu se do të organizoj transport për pjesëmarrësit e interesuar nga të gjitha qytetet e Kosovës./inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera