Lajme

Mësimdhënësit nuk e përfillin Sindikatën e Arsimit dhe Rrahman Jasharin

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 13 December 2019

Ftesës së Rrahman Jashari për grevë nuk iu përgjigjen të gjitha shkollat në Kosovë.

Rreth 15 shkolla në vend e kanë kundërshtuar vendimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsmit, Shkencës, për mbajtje të grevës dy orëshe.

Kështu ka njoftuar SBASHK-u përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Shkollat që nuk kanë respektuar thirrjene SBASHK-ut për grevë janë: Në Malishevë shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci”, Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaçi” Karaqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” – Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelancë të Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Sipas SBASHK-ut në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe.

“Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, përkatësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”, thuhet në këtë komunikatë.

 

“Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit drejtues do ta informojmë opinionin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kjo grevë nga Sindikata e Arsimit ka ardhur pasi që Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Ligjin për Paga deri në fund të muajit mars 2019.

Përveç në arsimi greva po mbahet në sistemin e shëndetësisë, si dhe nga Policia e Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera