Lajme

Mësimdhënësit e këtyre komunave nuk përfillin vendimin e Avdullah Hotit për të mbajtur mësim

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 30 November 2020

Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti nuk ia kanë vënë veshin mësimdhënësit e një pjesë të madhe të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar për Gazetën Infokus se kërkesën e SBASHK-ut për të mos mbajtur mësim ditën e hënë.

Deri më tani sipas Jasharajt, Gjilani, Kamenic dhe Suhareka nuk kanë nisur fare mësimin, ndërkaq në Dragash është duke u mbajtur mësimi pjesërisht.

-Advertisement-

Ai thotë se edhe në qytete tjera të Kosovës nuk është duke u përfillur vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mbajtur mësim, megjithtë të dhëna me të sakta do të ofrohen gjatë ditës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera