Mësimdhënësi në Dragash i rrah me rrip nxënësit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/Screenshot_7-18-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
23:24 | 17 May 2022
Në fshatin Blaç të komunës së Dragashit gjatë së premtes një mësimdhënës kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësve të tij.
Këto duar të premten që shkoi ishin me shenja dhune. Nxënësit e shkollës “Ilmi Bahtijari” në Blaç të Dragashit, thonë se mësimdhënësi i matematikës D.M rrahu me rrip.
Thonë se ndaj tyre u ushtrua dhunë pasi mësimdhënësit nuk i pëlqyen përgjigjet e nxënësve, që vijojnë mësimet në klasën e 8.
Madje këto shprehen se mësimdhënësi u kishte kërkuar që të zgjedhin nëse do të goditen në shpinë apo në duar.
Pasi prindërit e kuptuan, një prej tyre vendosi t’i drejtohet Policisë së Kosovës. Prindi, identiteti i të cilit nuk do të zbulohet për te ruajtur privatësinë e fëmijëve, thotë se mësimdhënësi në fjalë, ka ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj tyre.
Ankesa të kësaj natyre kishte pasur edhe më parë, e këtë e konfirmojnë nga drejtoria e shkollës.
Megjithatë drejtori shprehet se mësimdhënësi nuk është përgjigjur për akuzat ndaj tij.
Por, nëse merren masa, ky mësimdhënës mund të përjashtohet nga detyra e tij.
Se kishte ankesa edhe më parë, e konfirmojnë nga drejtoria e arsimit në komunën e Dragashit. Këta thonë se po presin raportin e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin për T7, dhe thanë se hetimet po vazhdojnë me procedurë të rregullt.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi të dyshuarin rëndojnë akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Televizioni T7 ka tentuar të bisedojë edhe me D.M, mirëpo mësimdhënësi ka refuzuar të deklarohet para kamerës, e prapa saj ka pranuar se i rrahi me rrip nxënësit.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/Screenshot-2023-06-05-115735.png)
Të tjera
-
Kurti me ministra në selinë e BIK-ut: Shoqëria në komb duhet të jetë bashkë me njëri tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka v...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë, temperaturat shkojnë deri në 35 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë dit...
-
Presidenti i Malit të Zi nuk e bën publik takimin me Vjosa Osmanin në Zvicer, komentuesi “pse po e fsheh”
Presidentja Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e Paqes për Ukrainën e ...
-
Abdixhiku: Kjo festë le ta forcojë e fisnikërojë ndjenjën e solidaritetit për t’u bërë më të mirë
ryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ka uruar festën e Kurban Bajramit të gj...
-
Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifiva dhe solidariteti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pari...
-
Kurti: Me fat Bajrami, gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë
Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajrami për të gjithë besim...
-
Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, s’dihet ende identiteti i tij
Gjatë ditës së djeshme në fshatin Livoq të Epërm në Gjilan, policia me të mar...
-
Ministri i Mbrojtjes uron Kurban Bajramin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar besimtarët myslimanë me rast...
-
Besimtarët myslimanë në Shqipëri falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri kremtojnë sot K...
-
Osmani: Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban për gjithë besimtarët mysli...
-
Mesazhi i Tërnavës për Kurban Bajram: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë
Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili th...
-
Oficerë të FSK-së diplomojnë në kolegjin e ushtrisë amerikane
Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati...