Shëndetësi

Meshkujt të cilët janë më të gjatë se 180 centimetra, por edhe ata obezë, më së shpeshti rrezikohen nga një sëmundje e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 26 June 2018

Meshkujt e gjatë por edhe obezë, kanë rrezik dukshëm më të madh nga sëmundja e rrezikshme.

Hulumtimet më të reja tregojnë që meshkujt e gjatë dhe obezë kanë shanse më të mëdha të sëmuren nga forma agresive e kancerit të prostatës, transmeton Telegrafi.

Meshkujt të cilët janë më të gjatë se 180 centimetra janë të rrezikuar për 21 për qind më shumë të sëmuren nga ky lloj kanceri sesa ata të cilët janë të gjatë 172 centimetra.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, pjesëtarët e gjinisë mashkullore të cilët kanë 10 centimetra më shumë dhjamë përreth belit kanë rrezik më shumë edhe për 13 për qind të sëmuren nga kanceri i prostatës.

Tumoret e kancerit të prostatës mund të zhvillohen ngadalë, por edhe në mënyrë agresive dhe shumë shpejt të përhapen nëpër organizëm.

Për të arritur deri te këto të dhëna shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mjekësore të 141.896 meshkujve nga tetë shtete dhe kanë zbuluar që lloji i kancerit agresiv shfaqet te meshkujt e gjatë dhe obezë.

Ky rrezik është rritur për çdo 10 centimetra gjatësie dhe 10 centimetra tepricë të dhjamit përreth stomakut.

Për çdo rritje të gjatësisë për këtë sasi, rreziku për sëmurje agresive nga kanceri i prostatës është rritur për një të pestën, apo 21 për qind.

Dhe për çdo rritje të vëllimit të belit, rreziku është rritur për 13 për qind.

Tani për tani dihet shumë pak se çfarë ndodh në qelizat të cilat aktivizojnë kancerin e prostatës. Mirëpo, meshkujt obezë shpesh kanë rritje të nivelit të insulinës në gjak – dhe kjo është e lidhur me këtë sëmundje të rrezikshme.

Meshkujt e gjatë kanë prostatë më të madhe dhe për këtë shkak janë më të rrezikuar, derisa hormonet e rritjes, të cilat i kanë bërë që të jenë të gjatë, çojnë deri te ndarjae shpeshtë e qelizave dhe kështu shtohet shansi që të ndodhë “defekti” i cili çon deri te shfaqja e kancerit të prostatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera