Shëndetësi

Meshkujt që punojnë nën presionin e kohës, janë më të suksesshëm

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 10 May 2017

Ekspertët kanë gjetur në mënyrë shkencore, se meshkujt janë më të aftë të punojnë nën presionin e kohës, se sa femrat.

Këto të fundit, mund të bëjnë më të mirën në punë, por nëse atë e kryejnë pa presionin se duhet bërë shpejtë dhe në kohë.

Në anën tjetër, performojnë më mirë, kur i afrohen limitit të caktuar kohor, kur duhet dorëzuar punën, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Dembelia dhe moskokëçarja e meshkujve, bën që ata të mos e kryejnë punën deri në momentin e fundit, teksa i qasen me shpejtësi, kur e shohin se më nuk kanë kohë.

Për këtë arsye, meshkujt e kanë perfeksionuar mënyrën e të punuarit, nën presionin e kohës, apo siç njihet “deadline”.

Në hulumtimin e bërë nga Economist, është gjetur se femrat iu kalojnë meshkujve, kur kryejnë teste pa presionin e kohës, por kjo aftësi e tyre zhduket, kur iu vie koha të dorëzojnë rezultatet.

Raporti i botuar në Zhurnalin e Psikologjisë Ekonomike, tregon se meshkujt kanë aftësi shumë më të mëdha, kur përballen me limitin e kohës, se sa femrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera