Shëndetësi

Meshkujt që kanë bërë seks me pesë femra, rrezikohen më shumë nga kanceri

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 20 October 2017

Meshkujt që kanë bërë seks oral me pesë ose më shumë partnere, kanë rrezik më të madh që të preken nga HIV-i dhe kanceri i qafës, tregon një studim i ri.

Përderisa norma aktuale e diagnozës është e ulët – që prek vetëm 0.7% të popullsisë mashkullore – hulumtuesit në Johns Hopkins paralajmëruan se meshkujt mund të mos jenë të vetëdijshëm se kanë rrezik shumë më të madh sesa gratë, sidomos nëse pinë duhan.

Studimi, i lëshuar sot, është dëshmia më e fundit që tregon se meshkujt kanë nevojë për vaksinën HPV po aq sa femrat – dhe në disa raste më shumë sesa femrat, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Kur ishte lëshuar për herë të parë vaksina, ajo iu ishte dhënë vetëm vajzave adoleshente për t’i mbrojtur ato nga kanceri i qafës së mitrës që lidhet me HPV.

Janë rreth 100 lloje të ndryshme të HPV-s por vetëm pak prej tyre njihen se e shkaktojnë kancerin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera