Meshkujt flirtojnë më shumë me gjyshen se me mbesën, 64-vjeçarja: Më është afruar një 18-vjeçar… (Pamje)
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 16 May 2022
Afro 100 mijë ndjekës i dëgjojnë me vëmendje këshillat e saj fantastike. Kurrë nuk është vonë për të luftuar për lumturinë tuaj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shëndetit tuaj. Nëna dhe gjyshja e quajtur Lesley Maxwell nga Melburni ju tregon shembullin e saj. Kjo gjyshe në formë është 64 vjeçe dhe ka një trup të mahnitshëm.
Për t’i bërë gjërat edhe më interesante, ajo filloi në mënyrë aktive të merret me sport, pikërisht në prag të dekadës së saj të gjashtë. Lesley tregon se ajo stërvitet pesë herë në javë, ndërsa filloi të stërvitet rregullisht 16 vjet më parë. Ajo ka mbi 30 tituj vendorë dhe kombëtarë në gara me rroba banje, ndërsa të parin e ka fituar në moshën 50 vjeçare.
Fitnesi dhe shëndeti janë gjithçka për mua dhe më pëlqen të frymëzoj të tjerat që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të mbajnë një trup të fortë dhe të hollë pavarësisht moshës.
Kjo grua këshillon që duhet të hani ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe të shmangni ushqimet e shpejta dhe të rafinuara. Lesley këshillon:
Këshilla ime është të hani më shumë mish, jo ëmbëlsira. Gjithashtu, zvogëlojini pijet e gazuara, joalkoolike dhe alkoolike, sepse ato janë kalori boshe dhe zakonisht ruhen si yndyrë trupore.
Një nga ritualet e saj të preferuara është një shëtitje pas darkës, të cilën ajo ua rekomandon të gjithëve! Ajo posaçërisht thekson se të gjithë duhet të ndajnë të paktën 15 minuta në ditë për ndonjë aktivitet fizik.
Mundohuni të ushtroheni çdo ditë dhe do të habiteni që vetëm 15 minuta aktivitet në ditë mund të sjellin rezultate.
64-vjeçarja beson se mosha biologjike dhe kronologjike janë dy gjëra të ndryshme. I pëlqen të stërvitet me mbesën e saj e cila shprehet për gjyshen duke thënë:
“Ajo duket e mrekullueshme për moshën e saj dhe për këtë ka marrë shumë vëmendje nga meshkujt. Jam shumë krenare për të”.
Lesley duke buzëqeshur thotë se:
“Tani më afrohen djem më të rinj dhe nuk më besojnë kur u them që Tia është mbesa ime. Shumica mendojnë se jam motra e saj më e madhe. Kishte situata kur më afrohej një fëmijë 18 vjeç. Sigurisht që do të gënjeja nëse do të thoja që nuk më pëlqen dhe kjo është dëshmi se mosha nuk është pengesë për t’u dukur mirë”.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...