Lifestyle

Meshkujt e shëndoshë janë dashnorë më të mirë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 25 August 2021

Nëse kërkoni dashnorin ideal, është mirë të kërkoni mashkullin i cili do të ketë diç më shumë dhjamë rreth barku.

Një hulumtim turk ka treguar që meshkujt e shëndoshë janë dashnorë shumë më të mirë se meshkujt thatanikë, sepse janë disa herë më të qëndrueshëm.

Sa për ilustrim – seksi me një mashkull thatanik zgjat mesatarisht 1.8 minuta (a s’ju duket pak!) ndërkaq me mashkullin e shëndoshë 7.3 minuta apo katër herë më gjatë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Pos kësaj, thatanikët janë treguar më pak të shkathët në shtrat, sepse gjatë këtij hulumtimi të gjitha femrat kanë deklaruar që trashaluqët janë shumë më të shkathët dhe më mirë e kënaqin femrën. Njëri ndër shkaqet kryesore është fakti që nuk kanë kurrfarë probleme me ejakulimin e hershëm.

Për të gjitha këto që i theksuam, meritë ka pikërisht dhjami në barkun e mashkullit, i cili i mundëson arritjen e balancës së përsosur të hormoneve.

Meshkujt e shëndoshë kanë më shumë estradiol, pra hormon tipik femëror, apo më saktë një formë të estrogjenit.

Ato hormone ndikojnë në balancën e hormoneve në tru të cilat kontrollojnë ejakulimin, andaj balanca e përsosur çfarë e kanë meshkujt e shëndoshë mundëson seks më të gjatë dhe më të mirë, ndërsa thatanikët me mungesë estradioli shpesh kanë probleme me ejakulimin e hershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera