Lifestyle

Meshkujt e preferojnë më së shumti pozicionin e qenit në seks – por përse?

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 22 January 2018

Nuk është ndonjë sekret se meshkujve u pëlqen të bëjnë seks në pozitën e qenit. A keni bërë seks ndonjëherë me një mashkull? Nëse po, mundësitë janë të mëdha se iu ka kërkuar të rrotulloheni dhe të qëndroni në pozitën e qenit. Por përse?

Përse meshkujt e preferojnë aq shumë këtë pozitë kur edhe ajo e misionarit është tejet e kënaqshme, transmeton Telegrafi.

Epo, përgjigja është e thjeshtë: meshkujt e shohin si pozitën e përsosur! Nëse jeni mashkull dhe dëshironi ta bëni një listë me të mirat e pozitës së qenit, dhe një listë me gjërat e këqija të pozitës së qenit, lista e dytë me shumë mundësi do të ishte boshe!

-Advertisement-

Pozita e qenit është e sigurt, është e kënaqshme, dhe ka shumë variacione. Por më e rëndësishmja, është pozitë e thjeshtë seksi!

Seksi është i komplikuar dhe jo gjithmonë i kënaqshëm. Ka djersitje, hungërima të çuditshme, frymëmarrje të rëndë, nyej të mpirë, pozicione të cilat nuk funksionojnë për dy partnerët, zëra të çuditshëm, etj. Por, pozicioni i qenit i largon të gjitha këto gjëra!

Meshkujt e vlerësojnë tejet mase këtë pozicion të seksit sepse nga pikëpamja e tyre, pamja është e mahnitshme – një peizazh i bukur i vitheve të femrës!

Tjetra është se pozicioni i qenit është i përshtatshëm për të gjitha format e penisit – qoftë i vogël apo i madh. Në fakt, pozicioni i qenit mundëson penetrim të thellë, madje edhe rekomandohet për meshkujt me penis më të vogël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera