Lifestyle

Meshkujt e martuar në përgjithësi janë më të trashë sesa beqarët

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 23 February 2018

Ekspertët britanikë kanë analizuar të dhënat e 8,729 çifteve heteroseksuale përgjatë një periudhe 14-vjeçare dhe kanë zbuluar se meshkujt e martuar kanë dukshëm indeks më të madh të masës trupore (BMI) sesa meshkujt beqarë.

Pra meshkujt e martuar kanë peshë më të madhe, ndërsa priren të jenë më të lodhur pasi të bëhen baballarë, transmeton Telegrafi.

Joanna Syrda, autore e studimit, thotë se BMI-ja zvogëlohet dukshëm pas divorcit, ndërsa shkaktari potencial i këtij fenomeni mund të jetë stresi.

-Advertisement-

Studimet e mëhershme kishin sugjeruar se meshkujt që duan të krijojnë lidhje kujdesen më shumë për pamjen e tyre fizike sesa meshkujt e martuar, ndërsa shkencëtarët britanikë e kanë konfirmuar këtë hipotezë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera