Sport

Mesfushori shqiptar vendos rekord në Bundesligë

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 26 January 2020

Paderborni i Jurgen Gjasulës ka korrur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Freiburgu i Amir Abrashit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Bundesligë.

Paderborni triumfoi me shifrat 2:0. Të dy futbollistët shqiptarë luajtën si titullarë në këtë takim.

Ndërkohë, Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë në këtë sfidë. Ky ishte kartoni i dhjetë i verdhë për reprezentuesin shqiptar në 18 ndeshje në Bundesligë.

-Advertisement-

Sipas të dhënave statistikore të “Opta”-s, mesfushori shqiptar është i dyti lojtar në historinë e Bundesligës që ka marrë 10 kartonë të verdhë në 18 ndeshje, pas ish-lojtarit të Bayer Uerdingen, Helmut Rahner.

Gjasula do të jetë i suspenduar për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Wolfsbugut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera