Sport

Mesfushori kroat: Ronaldo është i pafat që luan në të njëjtën epokë me Messin

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 11 December 2017

Cristiano Ronaldo është i pafat që luan në të njëjtën epokë me lojtarin më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messin, thotë mesfushori kroat, Ivan Rakitic.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, thotë se sulmuesi portugez është njëri prej lojtarëve më të mirë në histori, por insiston se numër një në histori është bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, transmeton Express.

Ylli i Real Madridi, Ronaldo e fitoi Topin e Artë për herë të pestë javën e kaluar, duke u barazuar me Messin.

-Advertisement-

Por, Rakitic nuk ka dyshime se kush është më i mirë.

“Tashmë e dini mendimin tim dhe kam shumë respekt për Cristianon, i cili është ndër më të mirët në histori. Por, ai luan në të njëjtën kohë me më të mirin e historisë, e ai është Lionel Messi. Messi është numër një”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera