Mesfushori i Juves pranon ofertën e Kukësit

Autori: Gazeta inFokus
23:01 | 06 August 2018
Mesfushorin në pronësi të Juventusit, Omar Ture, e ndajnë vetëm detajet e vogla për të firmosur me Kukësin.
“Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht tri ditë më parë se klubi kishte arritur në parim marrëveshjen me lojtarin nga Guinea. Tashmë mësohet se akordi mes lojtarit dhe Kukësit është i plotë, ndërsa OK-in për huazimin e tij e ka dhënë edhe Juventusi.
Ajo që ka mbetur për t’u zgjidhur është vetëm miratimi nga agjenti i lojtarit, i cili natyrshëm ka kërkuar pjesën e tij për të këtë transferim. Gjithsesi, gjërat janë në rrugë të mbarë dhe zor se mund të prishen për këtë detaj. 19-vjeçari Omar Ture është një mesfushor shkatërrues tipik, i cili ka hedhur hapat e parë të karrierës tek Inter U-17. Më pas guineasi kaloi te Juventus, pasi u pikas nga akademia e bardhezinjve.
Ture ka luajtur me skuadrën U-19 dhe Juventus B, që këtë sezon militon në Serinë C. Ture është nën kontratë me Juven deri në verën e vitit 2019.
Niveli i tij mendohet se do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar, prandaj dhe Kukësi ka insistuar për të bindur lojtarin që të firmosë. Si Ture, gjigantët e Juventusit kanë me dhjetëra lojtarë të shpërndarë në kategori të ndryshme në Itali, por jo vetëm. Një vit më parë, guineasi ishte i huazuar në klubin e Ligës së Dytë austriake, SG Vatens.

Të tjera
-
Rama uron Fitër Bajramin: Zoti ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për fest...
-
26 vjet nga vṛasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fej...
-
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane paralajmëron aplikantët për viza për në SHBA
Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dalë me një lajmërim të rëndësishëm për perso...
-
Vance paralajmëron Danimarkën: Nuk po e ruani Groenlandën nga Rusia dhe Kina
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance akuzoi të Danimarkën se nuk po bën një pu...
-
Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë
Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklarua pasurinë nga...
-
Rama: Shqiptarët të votojnë më 11 maj për të afruar Shqipërinë në BE
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet e...
-
Në prag të Festës së Bajramit, Osmani bën thirrje të mbështeten fëmijët me ‘Down Syndrome’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani teksa ka promovuar mbështetjen që Preside...
-
Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë
Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përc...
-
Edhe komandanti i FSK-së uron Fitër Bajramin
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në p...
-
Begaj uron shqiptarët myslimanë për Fitër Bajram
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslim...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve
Nga prilli, rryma në Kosovë mund të rritet për 15 për qind. Por, kjo rritj...
-
Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit: Ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave
Pas tërmetit shkatërrues, numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1 mi...